Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

/Shqip.com