Lajme

Aksident trafiku në Rahovec, lëndohet shoferi

Ilustrim

Një aksident trafiku me pasojë lëndimin e shoferit ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Kramavik të Rahovecit.

I lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, pasi ka pësuar lëndime në dorën e majtë.

Aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura, ka ndodhur për shkak se shoferi i cili ka pësuar lëndime – nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari. Nga kalimtaret e rastit i dyshuari – i lënduari dërgohet ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë. I lënduari- i dyshuar ka pësuar frakturë në dorën e majtë, dhe pas marrjes së ndihmës së parë, lirohet në shtëpi”, ka deklaruar Xhurkaj./SHQIP.com