Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, gjashtë persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Ilustrim.

Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë” thonë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se  nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani  gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti kanë thënë më tutje në një përgjigje për Shqip.com nga Policia e Kosovës./Shqip.com