Lajme

Aksident trafiku në Pejë, lëndohet një person i moshës së mitur

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës në fshatin Vitomericë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja ( e mitur)”, ka thënë Rugova.

Po ashtu Rugova ka bërë të ditur se këmbësorja e lënduar është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë./Shqip.com