Lajme

Aksident trafiku në Llapushnik, lëndohen katër persona

Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për Shqip.com se aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Llapushnik.

“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës

Sipas Bajramit, njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin./Shqip.com