Lajme Ballkan

Aksident trafiku në kufirin Kroaci-Serbi, kolona dhe pritje të gjata të mërgimtarëve

Sot gjatë ditës së shtune ka ndodhur një aksident trafiku në kufirin Kroaci-Serbi.

Nga fotografitë e siguruara nga Shqip.com, shihet se aksidenti është zingjiror dhe janë të përfshira disa vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet e policisë dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata ku mërgimtarët janë duke pritur deri në 5-6 orë./Shqip.com