Lajme

Aksident trafiku në Komoran, vdesin dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën Komoran-Caralevë.

Në këtë aksident rrugorë me fatalitet, janë përfshirë dy automjete dhe dy persona kanë vdekur.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti-zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”

Po ashtu Ahmeti për Shqip.com ka thënë se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

/Shqip.com