Lajme

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Dush të Komunës së Klinës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Fadil Gashi- zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore” ka thënë Gashi.

Po ashtu Gashi ka bërë të ditur se pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

/Shqip.com