Lajme

Aksident trafiku në Gjakovë, 4 persona të lënduar në mesin e tyre tre prokurorë

Policia e Kosovës.

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

‘’Sot ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Qerim të komunës së Gjakovës’’ ka thënë Xhurkaj.

Sipas Xhurkaj në këtë aksident kanë pësuar lëndime katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu është bërë e ditur se njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe janë duke e hetuar rastin.

Edhe nga Prouroria Themelore në Gjakovë për Shqip.com e kanë konfirmuar rastin.

”Po ka ndodhur njëaksidenti ku kane qenë në veturë 3 prokurorë të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe po trajtohen në Spitalin e Gjakovës” kanë thënë nga Prokuroria Themlore në Gjakovë./Shqip.com