Lajme

Aksident trafiku në autostradën për Shqipëri, pesë persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë).

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 13:30 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën për Shqipëri(dalja Malishevë). Në aksident janë të përfshirë një kamionë dhe dy vetura”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu është bërë e ditur se nga aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime dhe sipas Krasniqit njësia e trafikut është marrë me aksidentin./Shqip.com