Lajme

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë persona përfundojnë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth orës 17:10 minuta.

Për Shqip.com, lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha-zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Me datë 11.04.2022 rreth orës 17:10, ne Autostradën “Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete” ka thënë Hoxha për Shqip.com.

Po ashtu sipas Hoxhës në këtë aksident të trafikut kanë pësuar lëndime pesë persona.

“Pesë persona raportohen të jenë lënduar” thotë Hoxha për Shqip.com

Po ashtu është bërë e ditur se njësitet relevante policore janë marrë me rastin./Shqip.com