Lajme

Aksident në Vragoli, një person kërkon ndihmë mjekësore

Ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur në ora 15:00 në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Daut Hoxha- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa te huaja”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu është bërë e ditur se një person ka kërkuar ndihmën mjekësorë.

Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave te nevojshme./Shqip.com