Lajme

Aksident në rrugën Prizren- Gjakovë, lëndohen tre persona

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë gjatë ditës së sotme.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Mund t’ju konfirmoj se në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura dhe një autobus”, ka thënë Elezaj.

Përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve janë duke marr tre persona në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ka deklaruar më tutje Elezaj./Shqip.com