Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona
Publikuar:
(17.01.2023 09:38:24)

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura e po ashtu janë lënduar dy persona.
Kështu ka konfirmuar për Shqip.com, Flora Ahmeti – zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka shtuar se njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.
/Shqip.com