Lajme

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën “UÇK” në Rahovec.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me aksidentin.

Lajmin pe ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automejete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

/Shqip.com