Lajme

Aksident në Mleqan të Malishevës, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Mleqan të Malishevës.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete të udhëtarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

/Shqip.com