Lajme

Aksident në Malishevë, lëndohen 4 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Dragobil, në Malishevë, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, teksa ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar”, tha ai.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.

/Shqip.com