Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë -Podujevë

Foto e ilustruar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:20 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka deklaruar ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri të ky aksident./SHQIP.com