Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë, përfshihen tre vetura e lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi ka thënë se njësitë policore tashmë po merren me rastin./Shqip.com