Lajme

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se sot më  24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc komuna e Gjilanit ka ndodhë një  aksident trafiku . Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale , lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar  por jashtë rrezikut për jetën” ka thënë Hashani.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, ka thënë po ashtu Hashani./Shqip.com