Aksident në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari
Publikuar:
(16.11.2023 23:28:24)

Një i ri humbi tragjikisht jetën mbremjen e kësaj të enjte në Kavajë, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.
Viktima është një 28-vjeçar me iniciale B. Th., i cili sipas policisë, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe doli nga rruga, duke rënë në kanal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Shqip.com