Aksident në Grykë të Rugovës, tre të lënduar
Publikuar:
(29.06.2021 15:58:08)

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së martës në Grykën e Rugovës.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra ishte rrokullisur.
Rastin për SHQIP-in e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
‘’Sot rreth orës 07:10 Policia është informuar për një aksident të ndodhur në kilomentrin e tretë të magjistrales Pejë-Rugovë. Të lënduar janë tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësor”, tha Rugova./SHQIP