Lajme

Aksident në Dollc të Klinës, rrokulliset një veturë

Foto: Shqip.com

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhur pasditen e së martës në fshatin Dollt të Klinës.

Vetura ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 17:55 ka ndodhur një vetaksident në Dollc. Një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe është vetaksidentuar, dëmet materiale janë të mëdha ndërsa vozitësi ka marrë lëndime shumë të lehta”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve./SHQIP.com