Lajme

Aksident në Deçan, lëndohen tre persona

Ilustrim
Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka ndodhur rreth orës 13:54. Personat kanë lëndime të lehta trupore. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi.

/Shqip.com