Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person
Publikuar:
(19.08.2021 14:43:08)

Si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka mbetur i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, të enjten rreth orës 13:09.
Kjo për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj
“Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar ai.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje sesa persona kanë mbetur të lënduar. /Shqip.com