Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Foto e ilustruar

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Krasniqi./SHQIP.com