Aksident i rëndë në autostradën e Prizrenit, lëndohen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e së dielës në autostradën e Prizrenit, konkretisht para kyçjes në autostradë, raporton Shqip.com.

Nga pamjet e siguruara nga Shqip.com, shihet së janë të përfshira tri vetura, ku si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.

Siç shihet në foto, veturat kanë pësuar dëme materiale të konsiderueshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com edhe zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

/Shqip.com