Lajme

Aksident mes gjashtë veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, dy të lënduar

Foto e ilustruar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë Kosovës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai.

Krasniqi tha se njësitet policore të trafikut janë marrë me aksidentin.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 58 me dëme materiale./SHQIP.com