Lajme

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Aksidenti në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident mes dy veturash paraditen e së premtes në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Lidhur me këtë aksident, lexuesit e Shqip.com kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një veturë e dëmtuar.

Aksidenti në Prishtinë