Lajme

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, dy persona dërgohen në emergjencë

Ilustrim

Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencë, si pasojë e një aksidenti trafiku në Ferizaj, në rrugën e “UÇK-së”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Shqip.com, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar dy persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt”, ka bërë të ditur ai.

Veseli ka njoftuar se njësia e komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin./Shqip.com