Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti

Motoçikleta

Mbrëmë ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti në rrugën Kllokot – Viti rreth orës 22:47.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident ka qenë i përfshirë vetëm motoçikleta.

Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.

PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente, nga ta një me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale./Shqip.com