Lajme

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes këmbësorja

Ilustrim

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Arbanë të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”, ndërsa viktima e cila ishte këmbësore u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”. Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.

Vlen të theksohet se shoferi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.

/Shqip.com