Lajme

Aksident me fatalitet në Leposaviq

Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, ka thënë ai Elshani.

Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.

/Shqip.com