Lajme

Aksident me 10 të lënduar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Ilustrim

10 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Në mesin e të lënduarve gjashtë janë të mitur, njofton Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur përderisa i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi./SHQIP.com