Lajme Ballkan

Aksident i tmerrshëm: Autobusi polak del nga autostrada, 12 pasagjerë humbën jetën

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Zagreb. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetë 11 persona.

Aksidenti ka ndodhur në ora 05:40 minuta, në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit, raporton mediumi dnevnik.

“Nxjerrja e viktimave nga autobusi është në proces, është një aksident i rëndë trafiku. Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar, për momentin nuk mund të flasim për shifra të sakta,” tha për DNEVNIK Matko, zëdhënës i UP-së

Pamje nga Aksidenti

Nuk dihet ende sa persona ndodheshin në autobus.

Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviq dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i veteranëve kroatë Tomo Medved kanë mbërritur në vendin e aksidentit.

Policia

Sipas informacioneve fillestare nga policia e Varazhdinit, një autobus me targa polake ka zbritur në pjesën e autostradës ndërmjet Jarek Bisaskit dhe Podvorecit.

Në fund të korrikut të vitit të kaluar, një autobus i Kosovës doli nga rruga afër Slavonski Brod në drejtim të Lipovacit . Në aksident humbën jetën 10 persona, ndërsa 44 të tjerë u plagosën.

Pamje nga aksidenti

Shoferi i cili ishte ulur në timon në momentin e aksidentit është marrë në pyetje, prokuroria e shtetit ka zbuluar se ai ka pranuar se në një moment e ka zënë gjumi . Në autobus ishin pesëmbëdhjetë fëmijë. Prej tyre, një vajzë e ka pësuar më keq./Shqip.com