Lajme

Aksident i frikshëm te Kryeministria, makina ngjitet në trotuar dhe përplas dy vajza

TIRANË – Një aksident i frikshëm është regjistruar sot pasdite pranë Kryeministrisë në kryeqytet.

Një automjet tip “Mercedes Benz” me targa AA528PY që qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur dy vajza të cilat po ecnin në këmbë.

Në foto shihet makina në trotuarin e rrugës “Ismail Qemali” e cila nga Liceu Artistik të nxjerr në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nga përplasja ka mbetur e lënduar rëndë njëra prej vajzave e cila është dërguar me emergjencë drejt spitalit të Traumës.

Megjithatë, fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është arritur të stabilizohet nga mjekët. Burime pranë Traumës bëjnë të ditur se e plagosura ka kaluar rrezikun për jetën.

Në automjetin tip “Mercedes Benz” udhëtonin dy djem.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e “Benzit”, Jorgaq Thëngjilli, 21 vjeç. Ky i fundit ishte gjobitur nga policia në datën 23 shtator për shpejtësi tej normave të lejuara.

/Shqip.com