Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, nëntë persona të lënduar

Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Fadil Gashi- zëdhënës në Policinë e Pejës në rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç ‘rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin./Shqip.com