Lajme Botë

Aksident i rëndë në Romë, 2 të vdekur, 25 të plagosur

Dy drejtues mjetesh humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën, disa prej tyre rëndë, në një aksident rrugor në autostradën A1, pranë Fiano Romano në Romë.

Një nga autobusët, në përdorim nga Prefektura e Agrigentos, i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet.

Dy drejtuesit e mjeteve, të dy italianë, kanë humbur jetën. Emigrantët që udhëtonin në autobus kishin zbritur në Lampedusa ditët e fundit. /tg24.sky

/Shqip.com