Lajme

Aksident i rëndë në Prizren, kamioneta godet dy të mitur

Aksident në Prizeren,

Dy biçiklistë janë lënduar pasi që të njëjtit janë  goditur nga një kamionet në Rrugën e Transitit në Prizren.

Lajmin për Gazetën SHQIP e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30, ku të dy biçikilstët janë dërguar për trajtim mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të lënduarit janë 13 dhe 17 vjeçar.

“Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 ku një kamionetë ka goditur dy biçiklistë,Dy biçiklistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas marrje së ndihmës së parë në Prizren, janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka deklaruar ai./SHQIP.com