Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dy kamionë përplasen mes vete

Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë janë aksidentuar dy kamionë.

Në fotot e siguruara nga Shqip.com, shihen dy kamionët të cilën janë goditur në pjesën e përparme. Nga ajo se çka shihet, dëmtimet janë të mëdha.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu për Shqip.com, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me datë 14.04.2023 rreth orës 09:00 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Llabjan ka ndodhur një aksident Trafiku me lëndime. Nga vendi i ngjarjes patrolla e Komunikacionit rrugor njofton se të involvuar në aksident janë dy kamionë transportues dhe një veturë.Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor”, tha ai.

Hashani deklaroi se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikëseve ku kanë ndihmuar largimin e kamionëve dhe lirimin e rrugës.

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës njësitet rajonale të komunikacionit rrugor janë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e këtij aksidenti.

Kjo rrugë përndryshe njihet për rrezikun që bart me vete sepse është aks rrugor që ndodhin shpesh herë aksidente.

/Shqip.com