Lajme

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, vetura del nga rruga, vdes fëmija gjashtëvjeçar

Aksidenti/ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugorë Fier-Vlorë, ku ka mbetur i vdekur një fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja rreth orës 04:45

“Shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./SHQIP.com