Lajme

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj.

Në pamjet e siguruara nga Shqip.com, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Shqip.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata lidhur me këtë aksident trafiku.

Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 17:00

“Po në 17:00 ka ndodhur aksidenti, të përfshira dy vetura me targa vendore, është lënduar një person që po trajtohet në qendrën emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë ” ka thënë Veseli.

Po ashtu është bërë e ditur se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve po e heton rastin.

/Shqip.com