Lajme

Aksident i rëndë me fatalitet në Çagllavicë

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident ishte e përfshirë një veturë me targa të huaja dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima me inicialet A.A mashkull, 35 vjeç nuk ka mundur t’i përballoj plagëve.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet  (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i  viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç”, tha Ahmeti.

Tutje, bëhët e ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merren njësiti i trafikut,

/Shqip.com