Lajme

Aksident i rënd në rrugën Pejë – Kullë, vetura del jashtë rrugës rrokulliset 40 metra

Ilustrim

Një veturë ka rrëshqitur afër 40 metra jashtë rrugës në kilometrin e tetë, në rrugën Pejë – Kullë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Shqip.com, se si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 13:45, një veturë ka pësuar aksident në rrugën Pejë – Kullë në kilometrin e tetë. Vetura është rrokullisur 30-40 metra në drejt të pyllit. Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe se në atë pjesë gjatë ditës ka pasur reshje shiu. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka marrë vozitësi i cili është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Gashi ndër të tjera ka treguar se hetuesit policor, emergjenca dhe të gjitha njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes./Shqip.com