Lajme Botë

Aksident ajror në Greqi – Avioni shpërthen në ajër, nuk dihet fati i ekuipazhit

Avion i rrëzuar në Greqi

Një aksident ajror ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Kavallës në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave greke,  dyshohet se një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi.

Media greke ‘Kathimerini’ ka shkruar se avioni u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai donte të bënte një ulje emergjente, por ai nuk ia doli.

Avioni i transportit ishte nisur nga Serbia për në Jordani dhe thuhet se ishte në një fluturim transporti tregtar pa pasagjerë përveç ekuipazhit.

Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. Edhe pse ka lajmëruar, nuk ka arritur të zbresë./SHQIP.com