Ekonomi

AKP s’pajtohet me të gjeturat e Auditorit

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka kundërshtuar të gjeturat e prezantuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e  (ZKA) raporti i auditimit të qirave për vitet 2012-2021 për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore.

AKP ka thënë se përderisa në periudhën e AKM-së janë inkasuar vetëm 1.76 milionë euro, ndërsa në periudhën e AKP-së janë inkasuar 50.7 milionë euro, tregojnë që ky institucion administruar me asetet e NSH-ve duke ruajtur dhe rritur vlerën e tyre me anë të qiradhënies.

“ZKA gjatë këtij procesi ka audituar rreth 200 kontrata të qiradhënies, prej të cilave i ka nxjerrë 14 të gjetura (të 24 kontratave) apo 12% të mostrave e jo assesi 41% të mostrave siç deklaron Auditorja e Përgjithshme në konferencat për media”, thuhet në reagimin e AKP-së.

Tutje AKP ka theksuar se i ka ofruar në tërësi bashkëpunim të plotë ZKA-së dhe iu ka dhënë qasje të plotë në dokumentet e kërkuara.

/Shqip.com