Ekonomi Biznes

AKP jep me qera mbi 200 prona shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë vendim që të ofroj për qera 214, prona shoqërore që janë të vendosura në pesë rajone të Kosovës.

Sipas njoftimit të AKP-së, në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 20 asete, në rajonin e Pejës 91 asete, në rajonin e Prizrenit 75 prona shoqërore, në rajonin e Gjilanit 12 asete dhe 15 asete bujqësore dhe komerciale lëshohen me qira në rajonin e Mitrovicës.

Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet më datë 04.05.2023 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për asetin e NSh “Metaliku”, Objekti depo e prodhimeve të gatshme-fabrika e telit, që gjendet në Rr. Gjergj Karaqi p.n Gjakovë, me sipërfaqe 2,526m2, dorëzimi dhe hapja e ofertave do të bëhet në Zyrën Qendrore të AKP-së.   

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit.

/Shqip.com