Lajme

AKK: Investimet në komuna mund të bëhen në baza politike dhe etnike

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se me tërheqjen nga Programi Legjislativ Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal, investimet në komuna mund të bëhen në baza politike dhe etnike.

“Tash ka hapësirë që kryetarët e komunave mund të vazhdojnë të thonë që do të ketë investime në baza politike dhe etnike, sepse grandi i katërt përkatësisht projektligji për financa lokale është tërhequr nga strategjia legjislative”, tha Ibrahimi.

Në një intervistë për EO, Ibrahimi tha  të bëhet një grand i veçatë që pastaj mjetet financiare të ndahen në komuna duke u bazuar në popullsinë dhe sipërfaqen e komunës.

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, jo vetëm më këtë qeveri por edhe në qeveritë e kaluara janë ankuar se ka investime nga niveli qendror në baza politike dhe etnike, për këtë arsye ne si Asociacion kemi kërkuar që të bëhet një grand i veçantë për investime kapitale nëpër komuna ku gjitha mjetet financiare te cilat shfrytëzohen nga niveli qendrore për investime kapitale ne nivel lokal ku kompetent është komuna të shkojnë në grandin e katërt dhe pastaj në këtë grand të shpërndahen nëpër të gjitha komunat”.

Sipas Ibrahimit, grandi i katër kap vlerën 80 deri në 100 milionë euro.

“Në projektligjin e financave lokale është paraparë edhe grandi i katërt i cili në tersi kap vlerën prej 80 deri në 100 milion euro, për një vit. Neve kemi kërkuar që të gjitha  mjetet  të cilat shkojnë për investime kapitale nga niveli qendror të shkojnë në këtë grand dhe pastaj të shpërndahen në mënyrë  proporcionale të të gjitha komunat”.

Ibrahimi tha së grandi i katër nuk do të ju lejonte ministrive që të vendosin se ku do të investoheshin ato para, por këtë do ta kishin vendosur vetë komunat.

“Grandi i katërt janë në pyetje  rreth 80 deri 100 milionë euro, nuk po themi që ato mjete financiare nuk do të derdhen në buxhetet komunale, mirëpo grandi i katërt nuk do të ia lejonte ministrive të linjës të vendosin për fatin e atyre milionëve, por komunat kishin me vendosur që ku do të shkonin ato miliona euro, ky grand do të ia lejonte të gjitha komunave të përfitonin nga këto miliona euro”.

Po ashtu Ibrahimi shtoi se Qeveria dhe ministri Hekuran Murati do të ishte dashur që ta debatonin këtë çështje me kryetarët e komunave dhe mos diskutimi për largimin e këtij./Shqip.com