Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, kërkon medaljen e bronztë
Publikuar:
(26.05.2023 14:23:02)
Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.
Xhudisti kosovar u mposht nga garuesi nga Moldavia, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke vazhduar garën në repesazh për medaljen e bronztë.
Kosovari në raundin e tretë e mposhti sllovenin Martin Hojak, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker.
Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Kujtojmë që edhe Loriana Kuka lufton për të bronztën, ndërsa Laura Fazliu është eliminuar nga gara.
/Shqip.com