Akil Gjakova dhe Flaka Loxha e përfundojë garën në Botërorin e xhudos
Publikuar:
(09.05.2023 14:17:00)
Akil Gjakova shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror të xhudos, për t’u ndalur në raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Paraqitja e sotme e Akilit, vlerësohet e suksesshme, pasi mori edhe 320 pikë olimpike që e mbajnë në garë për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore, për t’u ndalur në të dytën. Ajo mori 240 pikë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndërkohë, kampionia olimpike, Nora Gjakova, po e vazhdon rrugën drejt medaljes botërore, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
/Shqip.com